Kryqyteti pa spital, plani për ndërtimin e tij ngecë në MPB

Ka dy vjet qëkur është prezantuar e toka për të veçse është ndarë. Por, plani i Spitalit të Kryeqytetit ka ngecur në Ministrinë e Punëve të Brendshme duke lënë kështu punën pezull. Nga komuna thotë se nuk kanë përgjigje e nuk e presin një deri në formimin e qeverisë ndërsa nga MSH, thonë se nuk janë të përfshirë në proces.

“Ky vit do të jetë vit i fillimit të ndërtimit të spitalit të Prishtinës”.

Kështu kishte deklaruar Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë në fillim të vitit të kaluar për televizionin publik.

Por, ndonëse parcela ka vite që i është ndarë, plani për ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit ka mbetur në letër në njërën prej institucioneve.

Kur televizioni ishte interesuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të ndërtimit të tij vitin që lamë pas, nga Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet ishte deklaruar se plani ishte dërguar për miratim në Ministri të Punëve të Brendshme e edhe në atë të Shëndetësisë.

Por ndonëse kanë kaluar muaj të tërë, procesi mbetet në po të njëjtën fazë.

“Deri të formohet qeveria, nuk ka asgjë. S’kemi ende asnjë përgjigje nga MPB”, ka thënë Sadiku.

Televizioni është interesuar të marrë përgjigje në Ministrinë e Shëndetësisë, por kjo e fundit ka larguar përgjegjësinë nga vetja.

“Themelimi/ndërtimi i Spitalit të Prishtinës ka bazë ligjore në Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, për çështjet të tjera, luteni t’i drejtoheni Komunës së Prishtinës, pasi që MSh nuk ka qenë pjesë e këtij aktiviteti”, kanë thënë nga ministrja.

Ligji për Kryeqytetin i jep kompetencë komunës të ofrojë kujdesin shëndetësor dytësor dhe të drejtën për të themeluar spitalin e përgjithshëm të Kryeqytetit.

Megjithatë, leja për procedim më tutje të planit në praktikë mbetet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pavarësisht interesimit, Ministria e Punëve të Brendshme nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit.

Në qershor të vitit 2022, ishte prezantuar plani i fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës nga Komuna e Prishtinës, madje kjo komunë ka caktuar edhe lokacionin dedikuar ndërtimit të objektit të Spitalit të Kryeqytetit.

Buxheti për të arrinte shifrën prej 1.3 milionë euro.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika