Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është kthyer kontingjenti i parë i FSK-së, nga misioni në Ishujt Falkland.
“Kontingjenti i parë me trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka qenë i atashuar në kuadër të Ushtrisë Britanike, pas përfundimit të suksesshëm të misionit në Ishujt Falkland, “Atlantiku”, janë kthyer sot ne Kosovë”, njofton FSK-ja.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, bazuar në vlerësimet dhe diskutimet me partneret Britanik, ka vlerësuar lartë performancën dhe profesionalizimin e treguar.

“Tutje, KOMFSK potencoi që ky mision është dëshmi e vazhdueshme për ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera të sigurisë”.
Tutje në njoftimin e FSK-së thuhet se ky është misioni i dytë jashtë vendi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pas atij në Kuvajt përkrahë ushtrisë Amerikane.
“Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që kanë zbarkuar gjatë këtij muaji”.