Kthehet në punë polici që plagosi Qendrim Januzajn – i dyshuar për vrasje në Ferizaj

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka deklaruar se zyrtari policor nga Ferizaj që kishte shtënë me armë në drejtim të Qendrim Januzit, i cili dyshohet se e ka vrarë Gazmend Hysenin të premten e 27 majit është kthyer në punë

Inspektorati policor i Kosovës

Pas raportimit se një zyrtar policor ishte suspenduar për 72 orë për shkak se i njëjti raportohej të kishte plagosur dorasin e 30-vjeçarit në Ferizaj, Inspektorati Policor i Kosovës ka vendosur që të mos rekomandojë vazhdimin e suspendimit.

Kështu ka deklaruar për Portali D, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili ka theksuar se rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.

“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që zyrtari policor të suspendohet për 72 orë, deri në sqarimin e rrethanave të rastit. Por, pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, ka thënë Hodaj.

Kryeshefi Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hoda

Ndryshe, Qëndrim Januzit, i dyshuar për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se Januzi po e mban paraburgimin në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor.

“Atij i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, për momentin është në spital, masën e mban në spital dhe ruhet nga policia, në momentin kur shërohet plotësisht transferohet në Qendrën e Paraburgimit”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq, qyteti i Ferizajt ishte tronditur në orët e para të së shtunës së 28 majit.

Nga përplasjet verbale, mospajtimet ndërmjet dy personave eskaluan deri në përdorim të armës së zjarrit.

E gjithë ngjarja përfundoi me fatalitet.

Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasjen e Gazmend Hysenit dyshohet që e kreu ferizajasi Qendrim Januzi, po ashtu 30-vjeçar.

Në vendin ku ka ndodhur krimi rastësisht ka qëlluar një polic me rroba civile, i cili, sipas Policisë, për të shmangur rrezikun ka plagosur të dyshuarin.

“Në afërsi të vendit të ngjarjes një njësi policore e ka vërejtur të dyshuarin, pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe e ka paralajmëruar që të ndalojë, por i njëjti nuk i është përfillur urdhërave të policisë. Në këtë rast, për t’u vetëmbrojtur, zyrtari policior ka shtënë në drejtim të të dyshuarit me ç’rast është mbetur i plagosur”, Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë, Ferizaj.

Përveç patrullave të policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërenjtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ‘ndal policia’ që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se “i dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejtë ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e ka përdorur armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

Po ashtu, i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Policia ka njoftuar se, sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Qëndrim Januzi

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit, lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të merret për veprimet e tjera hetimore lidhur me vrasjen.

“Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është  lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes, në lidhje me rastin janë mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika