Kthehet në rigjykim rasti Suzana Zogëjani -Sekiraqa e dënuar me 25 vjet burgim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që rasti i Suzana Zogëjani Sekiraqës, e cila është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e burrit të saj, të kthehet në rigjykim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që rasti i Suzana Zogëjani Sekiraqës, e cila është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e burrit të saj, të kthehet në rigjykim.

Ajo e kishte vrarë bashkëshortin e saj në vitin 2018 në shtetin e Francës. Pas këtij veprimi ishte kthyer në Kosovë, ku ishte arrestuar dhe ishte shpallur fajtore më 2019 për “vrasje të rëndë” nga Gjykata e Prishtinës.

Para se të ndodhte vrasja, Zogëjani – Sekiraqa kishte raportuar disa herë te autoritetet franceze se ishte viktimë e dhunës në familje e shkaktuar nga bashkëshorti i saj. Nga viti 2010 deri në vitin 2018, në periudha të ndryshme kohore, asaj dhe fëmijëve të saj u ishte ofruar strehim nga autoritetet franceze. Në vitin 2018, Gjykata e Lionit në Republikën e Francës e kishte shpallur fajtor dhe dënuar për dhunë në familje tashmë të ndjerin A.S. për ta liruar pastaj me kusht.

Kurse, me 21 shtator të vitit 2018, Zogëjani – Sekiraqa e kishte vrarë atë, e cila më pas bashkë me fëmijët e saj ishte kthyer në Republikën e Kosovës, ku ishte lajmëruar në Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës dhe më 4 tetor 2018, e njëjta ishte arrestuar nga organet kompetente.

Suzana Zogiani – Sekiraqa e kishte vrarë bashkëshortin e saj duke e goditur 11 herë me sëpatë. Sipas saj këtë veprim e kishte bërë pas tronditjes së madhe teksa e kishte parë atë duke abuzuar me djalin e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika