Ku i harxhoi mbi 7 milionë euro MPB-ja?

Përpos armatimit dhe veturave, Ministria e Punëve të Brendshme ka investuar edhe në ndërtimin e shkollave dhe të një spitali

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka investuar në ndërtimin e shtatë shkollave dhe një çerdheje në Kosovë.

Ndërtimi i shkollës në Pejë i kushtoi MPB-së mbi 700 mijë euro, ajo në Prizren 864.828 euro, ajo në Bajqinë të Podujevës pothuajse 40 mijë, 64.731 për fushën e sportit, 50 mijë euro për shkollën multietinike në Mitrovicë të Veriut, 290 mijë për një shkollë në Drenas, 73.181 për një çerdhe në Prizren dhe 561.346 për në Komoran të Drenasit.

Mirëpo, kjo nuk përfshin investimin total të kësaj ministrie.

Ministria e Punëve të Brendshme ka blerë armë në vlerë prej 1.300 milionë euro dhe armë të gjata për policinë kufitare prej 350 mijë euro.  Ndërkaq, MPB-ja njëherësh ka blerë edhe autoblinda, topauji dhe limuzina të blinduara që arrijnë shifrën prej 7.130.000 euro.

Bazuar në raportin e thesarit të shtetit, pajisjet e specializuara për policinë kufitare i kushtuan Ministrisë së Punëve të Brendshme plot 280 mijë euro.

Përpos armatimit dhe veturave, ministria në fjalë ka investuar 200 mijë euro në sigurinë kibernetike.

Ndër të tjera, KP bën të ditur se MPB-ja investoi edhe në ndërtimin e spitalit të Prishtinës me vlerë prej 500 mijë euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika