A ju kujtohet i riu Albin Kurti, ai që mbrojti bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Është pyetur kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga gazetari i gazetës spanjolle “El periodico“.
Kurti kësaj pyetje u përgjigj duke thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe te ndryshme, por jane dy shtet të ndryshme.
Kurti theksoi se për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë dhe Rusisë, Kosova është në rrezik.
“Kemi më shumë se një shekull problem me Serbinë dhe e kemi në tërësi të kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme, e njëjta gjuhë, e njëjta origjinë kulturore… dhe Shqipëria është në NATO, ne duam të anëtarësohemi gjithashtu: jemi në rrezik të vazhdueshëm për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë me Rusinë”, ka thënë Kurti.