Ku mbeti rivitalizimi i Urës së Ibrit?

Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë kishte filluar në vitin 2016 por që nga ajo përiudhë përfundimi i saj nuk është bërë. Banorët në këtë pjesë po shprehen të zhgënjyer karshi mos kthimit të kokës ndaj këtij monumenti që simbolizon ndasinë

Foto ilustrim





Ura e Ibrit është vendi që tregon historinë. Ura mbi lumin Iber do të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar të jetë pasqyrë që tregon ndarjen e një qyteti në dy pjesë, Veri e Jug.

Barrikada janë aty e vetura e karabinierëve, dhe më tej Policia e Kosovës janë ata që e bëjnë monitorimin e lëvizjës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë. Ndonëse kanë kaluar vite rivitalizimi i saj ende nuk është bërë”.

Për të u diskutua e u fol shumë herë në tavolinat e dikutimit mes Kosovës e Serbisë e madje u menduar se më në fundë në vitin 2016 po fillonte një epok e re.

Rivitalizmit duket se ishte shpres së gjërat po ndryshonin.

Të freskëta çdo kujtim ndaj kësaj ure i ka Skender Sadiku, asambleist në komunën e  Mitrovicës Veriore.

Sadiku që është edhe banorë i kësaj pjesë, është i zhgënyer që çështja e kësaj ure ka mbetur pengë i proceseve të mëdha të Kosovës.

“Fatkeqësisht edhe kjo urë në vendin tonë në vend se të jetë urë lidhëse kjo po krijonë ndarje. Tash pas 11 viteve është turp edhe banorët janë lodhur më këtë cështje. Kjo urë është një mrekulli, duhe të  jap funskionin e saj dhe ti bashkoj qytetet. Besoj se jemi në minutat e fundit të ndeshjes që më arritjen e marrëveshjes final të kthehet edhe qarkullimi këtu”, ka thënë Sadiku.

Të zhgënjyer më atë që është bërë deri tash karshi kësaj ure janë edhe banorët.

Ndonëse thonë se gjërat nga ajo përiudh kanë ndryshuar, mos levizja e projektit për rivitalizimin e saj janë shenjë që tregon ndasin.

“Na jemi tu e pa si katastrof askush nuk po e përmndë që nuk mundemi më kalu rrugën më shku. E kanë lanë këtë punë si në harrs as nuk e di pse s’po tregojnë interes”, është shprehur Ali Boletini, banor.

“Këtu nuk po e dinë askush çka është bërë, s’kemi asnjë ide për këtë”, ka thënë Fehmi Haxhiu, banor.

“Kjo urë është mbetë peng i bisedimeve kur të kryen ato edhe kjo kryhet. Kjo është një penges për popullatën.”, ka deklaruar Naim Kosova, banor.

Pas marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë më ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në atë botë në gushtë të viti 2016 fillojë rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër por përfundimi i saj nuk u bë në vitin 2017, ashtu siq ishte paraparë.

Për këtë televizioni Dukagjini ka drejtuar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian si monitoruse e procesit  por që gjatë ditës nuk kanë kthyer një përgjigjje.





Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika