Kuçi: Arlinda nuk zgjodhi të sakrifikohej, shpresonte të kthehej e qetë te djali

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka thënë se ajo nuk kishte hequr dorë nga shpresa se do të mund të kthehej e qetë në shtëpi te djali i saj, edhe pas përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar ndihmë nga institucionet.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Kuçi tha se Arlinda kishte shkuar disa herë në polici dhe kishte vazhduar të besonte se gjërat do të përmirësoheshin, përfshirë edhe pas vendimit të gjykatës dhe arrestimit të bashkëshortit të saj.

“Sa herë ka shkuar ajo në polici, nuk ka hiç një mendje që… nuk ka heq dorë asnjë sekondë duke besuar, edhe ky vendim i gjykatës dhe djalin ka me marrë. Hajt se kthehet burri prej Amerikës e ma bien djalin. Linda nuk ka heq dorë. Linda nuk ka zgjedhur të sakrifikohet atë ditë, ajo ka shpresuar që pasi u arrestua burri i saj, do të shkoj e qetë në shtëpi te djali i vet. Paçka se zinxhiri institucional ka dështuar të ia liroj shtëpinë Lindës, që e ka ndërtuar me burrin e vet”, ka thënë Kuçi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika