Kudusi Lame: Specialja synon të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës

Protestës në Hagë për drejtësi dhe mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së i është bashkuar edhe ish-gjenerali i luftës, Kudusi Lame

Kudusi Lame gjatë fjalimit të tij në protestën e bashkatdhetarëve para Dhomave të Specializuara në Hagë ku ka filluar procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Protestës së mijëra bashkatdhetarëve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i është bashkuar edhe ish-gjenerali i UÇK-së, Kudusi Lame.

Ai ka kërkuar që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vlerave të luftës.

Sipas tij, liderët e UÇK-së u mbyllen në bazë të akuzave të rreme.

“Jemi në mbrojtje të luftës sonë të lavdishme dhe të luftëtarëve që i kanë mbyllur me akuza të rreme në Hagë”, ka thënë Lame.

Më tej, ai ka kërkuar vëmendje të plotë në këtë proces, sepse ka synime që edhe shteti i Kosovës të konsiderohet me bazë kriminale.

“Ju kërkoj niveleve shtetërore në Prishtinë t’i kthejnë sytë nga Haga dhe të hedhin poshtë gënjeshtrën dhe shpifjen. Ju shtetarë të Kosovës duhet të kuptoni që kriminalizimi i luftës ka synim të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës”, ka thënë gjeneral Lama.

Protesta në afërsi të Dhomave të Specializuara në Hagë do të vazhdojë deri në orën 13:00.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika