Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?

Faton Hajrizi, tashmë i vrari nga autoritetet serbe të kaluarën kriminale e kishte të bujshme në Kosovë. Pavarësisht kësaj, ai u lejua të transferohet në Burgun e Smrekonicës, burg i tipit të hapur. Institucionet përkatëse nuk kanë treguar se kush e ka përgjegjësinë për këto transfere.

Faton Hajrizi nga Skënderaj në janar të vitit 2000 u dënua për vrasjen e një ushtari rus në qendër të Skenderajt, kur ishte vetëm 15-vjeçar.

Për këtë vrasje ai mori dënimin me 6 vjet burgim.

Por, në plotni ai kishte detyrim afër 25 vite burgim për shkak të veprave tjera penale, që i kishte kryer pas arratisjeve të tij, që me këtë të fundit ishin gjithsej nëntë.

Në njërën prej arratisjeve nga burgu i Dubravës, në vitin 2007 ai me disa të burgosur të tjerë kishin shtënë me armë mbi gardianët e burgut.

Po në atë vit e pak javë më pas nga kjo ikje prej burgut, Faton Hajrizi i maskuar, hyri në një biznes në Skënderaj dhe me kallashnikov në duar kreu grabitje, ku mori një shumë të parave dhe disa telefona.

Sipas aktvendimit dënues ndaj tij të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, vetëm një orë pasi e kreu një grabitje tjetër në internet kafe në Klinë të Epërme të Skënderajt.

Pavarësisht gjithë kësaj, dhe kur i kishin mbetur edhe mbi 7 vjet të dënimit, institucionet e Kosovës e kanë transferuar atë në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, që është burg i hapur.

Në arsyetimin e atëhershëm, SHKK kishte thënë se sipas rregullores për trajtimin e të burgosurve, të dënuarit mund të vendosen në një institucion të tipit të hapur nëse janë shfrytëzues të benificioneve, nuk kanë vepra të tjera në pritje për ekzekutim dhe kanë mbetje të dënimit më pak se 10 vjet.

Por, në uebfaqen e Qendrës së Smrekonicës thuhet se është institucion korrektues i tipit të hapur dhe ku bëhet ekzekutimi i dënimeve maksimum deri në tri vite.

Faton Hajrizi kishte edhe 7 vjet e 6 muaj burgim të mbetur.

Televizioni ka pyetur Shërbimin Korrektues të Kosovës por edhe Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të së cilës funksionon ky institucion, nëse dikush duhet të marr përgjegjësi për këto lëshime e mbi të gjitha për ikjen e tij marr parasysh epilogun ku ai përfundoi i vrarë në Serbi, por asnjë nga institucionet nuk kanë dhënë përgjigje.

“Lejimi i vendosjes në këtë institucion i personave të cilët më përpara janë arratisur me shtatë ose tetë herë nënkupton mosvlerësim adekuat i rrethanave, përkatësisht rrezikut e si rezultat i kësaj pastaj natyrisht rezulton edhe me arratisje ose edhe me fatalitet”, ka thënë avokati, Ardian Bajraktari.

Sipas, ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, institucionet janë përgjegjëse sepse kanë dështuar ta rehabilitojnë të dënuarin, çka do të duhej të ishte qëllimi i tyre.

“Me arratisjen e tij u kuptua që nuk është arritur qëllimi i dënimit, nuk ka arritur në shkallën e rehabilitimit të duhur që të mos bëjë ndonjë arratisje. Organet e SHKK-së kanë qenë të bindur që nuk do të ndodhë ndonjë arratisje”, ka thënë Shemsi Hajrizi.

Faton Hajrizi pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës, u paraqit shumë herë në rrjete sociale kurse ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte deklaruar se është çështje orësh apo ditësh kur ai do të arrestohej.

Deri kur u vra, Faton Hajrizi ishte në arrati për 14 ditë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika