Kujtohet Bahri Çela, njëri nga themeluesit e Filharmonisë së Kosovës

Kujtohet Bahri Çela, njëri prej dirigjentëve më me ndikim prej viteve 70-ta e deri pas luftës së fundit në Kosovë

Bahri Çela dhe Kori dhe Orkestra e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës [Handel - Messiah] Prill 2005, Salla e Kuqe, Prishtinë

Pedagogu dhe dirigjenti, Bahri Çela, kujtohet në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai konisderohet një nga muzikantët më meritor që ka vënë themelet e institucionit të Filharmonisë së Kosovës.

Çela ishte njëri prej dirigjentëve më me ndikim prej viteve të 70-ta e deri pas luftës së fundit në Kosovë. Ai fillimisht kishte drejtuar orkestrën dhe korin e Radiotelevizionit të Prishtinës, e më pastaj së bashku me një grup muzikantësh kosovar kishte themeluar Filharmoninë e Kosovës.

Studimet universitare i kishte përfunduar në Akademinë e Muzikës, dega e Dirigjimit në Beograd, për të vazhduar më pas specializimin në Konservatorin e Shën Petërsburgut në Rusi, te pedagogu i njohur Prof. A.P. Musin dhe në Francë te dirigjentët e njohur francezë P. Dervaux dhe F. Quatrocchi.

Ndërkaq pas studimeve ishte punësuar në Radio Prishtinë si producent i muzikës serioze dhe asaj për fëmijë. Çela poashtu ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës në vitin 1975.

Për një kohë ai ishte edhe dirigjent i Orkestrës Simfonike duke realizuar koncerte të rregullta me vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë. Në mesin e tyre hyjnë emra si Rexho Mulliqi, Vincent Gjini, Esat Rozvanolli, Rauf Dhomi, Akil Koci, Çesk Zadeja e të tjerë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika