Kujtoi Gjingjiqin, Haradinaj: Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që i shkaktuan dhembje shqiptarëve

“Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, veç një Zot e din! Ama që e ka një zor, e ka. Veç Zoti e ndihmoftë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj përkujtimit të kryeministrit Albin Kurti, që i bëri ish-kryemsintrit serb, Zoran Gjingjiq.

Haradinaj theksoi se një zor i madhë duhet të jetë tek Kurti që po i vajton ata që i shkaktuan dhembje popullit shqiptar.

“Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, veç një Zot e din! Ama që e ka një zor, e ka. Veç Zoti e ndihmoftë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kurti gjatë ditës së diel nëpërmjet një postimi në Facebook përkujtoi Gjingjiqin në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

“Qeveria e Serbisë do të ketë qenë duke e menduar tashmë shënimin e 100 vjetorit të vrasjes makabre të mbretit Aleksandar Obrenoviq, gruas së tij e dy vëllezërve të tij, kryetarit të qeverisë dhe ministrit të tij të ushtrisë. Dy muaj e gjysmë ishte larg ky përvjetor shekullor, kur u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin ndonëse nuk e zgjidhi ndonjëherë kundërthënien ndërmjet liberalizmit (perëndimor) dhe nacionalizmit (serb)”, kishte shkruar Kurti.

“Ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, i cili nuk ishte dashamirës i Kosovës, por ishte ndër të paktët liderë atje që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin”.

Kjo është kundërpërgjigja e kryeministrit Albin Kurti, gjatë ditës së hënë ndaj kritikëve për përkujtimin e Gjingjiqit në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

“Gjingjiq s’ishte dashamirës i Kosovës, s’bashkëpunoi me Millosheviqin”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika