Kuka e Kelmendi kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre

Trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë vizituar të enjten dhe të premtën krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Fotoilustrim





Trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë vizituar dje dhe sot krerët e UÇK-së në Hagë dhe janë shprehur se besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre.

Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një postimi nga trajneri Driton Kuka, i cili ka theksuar se kanë biseduar me krerët për ngjarjet historike të popullit.

Njashtu, ai ka shtuar se me krerët e UÇK-së kanë biseduar lidhur me sfidat në sport tash e në të kaluarën.

Tutje, Kuka ka thënë se krerët ishin të fortë, të qëndrueshëm, pozitivë dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm nga ky proces.

Ai e quajti si të padrejtë procesin gjyqësor.

“Të fortë, të qëndrueshëm, pozitivë dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor”, ka thënë Kuka.

Ndër tjera, Kuka ka bërë të ditur se edhe ai së bashku me kampionen Majlinda Kelmendi e besojnë pafajësinë e krerëve.

“Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka përfunduar Kuka.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika