Kuleba: Paqe e vërtetë nënkupton rivendosje të kufijve të Ukrainës

Paqja e vërtetë do të vijë pasi të rivendosen kufijtë e shtetit, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba

Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm i Ukrainës

Të gjitha qytetet ukrainase dhe Krimea duhet që sërish të jenë pjesë e Ukrainës dhe paqja e vërtetë do të vijë pasi të rivendosen kufijtë e shtetit, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Pa dallim… çdo qytet ukrainas, të gjithë duhet të jenë sërish pjesë e Ukrainës”, tha ai gjatë fjalimit përmes videolidhjes në konferencën për sigurinë në Detin e Zi të mbajtur në Bukuresht.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkaq, Moska kishte aneksuar paligjshëm gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe që atëherë kishte mbështetur grupe separatiste që luftonin me forcat qeveritare ukrainase në rajonin lindor të Donbasit, shkruan REL.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht ka theksuar se territori i shtetit të tij nuk do të jetë subjekt i asnjë marrëveshjeje eventuale të paqes me Moskën.

Qëkur ka nisur lufta, shtetet perëndimore kanë vendosur një sërë rundesh të sanksioneve ndaj entiteteve dhe individëve rusë që ndihmojnë makinerinë ushtarake të Moskës. Ndërkaq, shtetet e NATO-s dhe shtetet e tjera vazhdimisht dërgojnë ndihma ushtarake dhe ndihmë tjetër për Ukrainën, në mënyrë që ajo të mund të përballet me forcat ruse.

Aktualisht, forcat e Moskës kanë përqendruar luftën e tyre në lindje të Ukrainës, përkatësisht luftime disamujore po zhvillohen për kontrollin e qytetit të Bahmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut.

Pavarësisht se beteja për Bahmutin po konsiderohet si një prej më të ashprave që nga nisja e pushtimit, Ukraina ka thënë se situata në Bahmut është nën kontroll.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika