Kuleba reagon ndaj shprehjes së Macron-it “mos e poshtëroni Rusinë”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka reaguar ndaj Macronit duke thënë se thirrjet për ta shmangur poshtërimin e Rusisë, mund ta poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë

Emmanuel Macron, presidenti francez

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron, pasi ai ka thënë se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.

Sipas mediave të huaja, Macron ka thënë se ishte e

rëndësishme që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të kishte një rrugëdalje nga ajo, që ai e quajti një “gabim themelor”. Mirëpo sipas Dmytro Kuleba, aleatët duhet të “përqendrohen më mirë se si ta vendosin Rusinë në vendin e saj”.

Siç është bërë e ditur, Macron ka folur vazhdimisht me Putinin në telefon, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe negociata, transmeton “BBC”.

Përmes një postimi në Twitter, Kuleba ka thënë se “thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë”.

Më herët, Macron u kishte thënë mediave rajonale franceze se lideri rus ishte “izoluar”.

“Unë mendoj, dhe i thashë atij, se ai bëri një gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe historinë”, ka thënë Macron gjersa ka shtuar se “të izolosh veten është një gjë, por të jesh në gjendje të dalësh prej saj është një rrugë e vështirë”.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, është rreshtuar me Macron, duke sugjeruar se Evropa dëshiron “disa negociata të besueshme”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika