Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kockat e trupit të njeriut janë një prej më të rëndësishmëve për të ecur dhe funksionuar në jetë. Megjithatë, për mbajtjen e mirë të tyre nevojitet kujdes, që për të pasur një shëndet të mirë kockor atëherë kumbullat e thata janë rekomandimi më i mirë bashkangjitur këtu edhe ushqimet që përmbajnë kalium

Fotoilustruese

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.

Sipas disa studimeve shkencore të kohëve të fundit, konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirësojë shëndetin e kockave.

Vlerat e kumbullave të thata

Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave.

Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K, kalium dhe shumë antioksidantë.

Të gjithë këto ushqyes mund të merren edhe nga burime të tjera.

Për shembull, brokoli ofron të njëjtën sasi të vitaminës K si kumbullat e thata.

Gjashtë kajsi të thata ose një çerek avokadoje ofrojnë të njëjtën sasi mineralesh si 3 ose 4 kumbulla të thatë.

Një racion me fasule (100 kalori) ofron 355 mg kalium ndërsa 3-4 kumbulla të thatë ofrojnë 290 mg kalium.

Tre filxhanë me brokoli që ofrojnë 100 kalori ofrojnë gjithashtu 948 mg kalium.

Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave.

Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.

Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato.

Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalciumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Si të mirëmbani shëndetin e kockave?

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm.

Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.

Mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat e thata.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.

Suplementët e kalciumit janë të nevojshëm vetëm në rast se nuk konsumoni ushqime të pasura me këtë mineral.

Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi.

Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika