Qëndrimet kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë treguar edhe mërguarat shqiptarë në Gjermani, të cilët gjatë ditës se shtunë protestuan kundër Asociacioni.
Kjo u protestë u përkrahë nga shoqatat e bashkatdhetarëve në Gjermani, gjithashtu, edhe nga qendra e Vetëvendosjes në Gjermani.
Disa nga pankartat protestuese ishin “Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, e shumë të tjera të cilat ishin edhe në gjuhën gjermane.
Sipas këtyre protestuesve, me Asociacion, Serbia ka për qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, duke theksuar se e “ndërkombëtarët po e mbështesin këtë ndarje”.
Pra, sipas tyre qëllimi i kësaj proteste ishte “se sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.
Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës.
