“Kundër sundimit autoritar të Vuçiqit”, New York Times për protestat në Serbi: Më të mëdha që nga përmbysja e Millosheviq

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, u zhvillua protesta e pestë radhazi "Serbia kundër dhunës". Këto protesta filluan si pasojë e dy masakrave të ndodhura në një shkollë në Beograd dhe një fshat pranë kryeqytetit, ku u vranë 18 persona. "New York Times" i në një artikulli e ka cilësuar protestën si më të madhe në rrugët e kryeqytetit serb që nga përmbysja e qeverisë së Sllobodan Millosheviq më 5 tetor 2000

“Kundër sundimit autoritar të Vuçiqit”, New York Times: Demonstratat më të mëdha në Serbi që nga përmbysja e Millosheviqit(Ilsutrim)

Gjatë së shtunës është mbajtur protesta e pestë radhazi që nga fillimi i majit në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Protestat “Serbia kundër dhunës” kanë filluar si pasojë e dy masakrave që ndodhën atje, njëra në një shkollë në Beograd, tjera në një fshat në rrethinë të Beogradit, ku mbetën 18 persona të vrarë.

Për këto protesta ka shkruar e prestigjiozja amerikane “New York Times”, ku në një artikull i ka cilësuar këto protesta si më të mëdha në rrugët e kryeqytet serb që nga përmbysja e 5 tetorit të vitit 2000, kur u përmbys qeveria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Protestat në Serbi për të shtënat masive radhazi muajin e kaluar, u përhapën të shtunën më të mëdha në rrugët e kryeqytet, Beograd, qëkur demonstruesit rrëzuan Slobodan Millosheviçin si president i Serbisë në vitin 2000”, shkruan “New York Times”.

Gjithashtu, në artikullin dedikuar këtyre protestave, shkruhet se protestat janë shndërruar në një revoltë kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit Aleksandër Vuçiq.

“Protestat janë shndërruar në një revoltë më të gjerë, por deri më tani, paqësore kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të zotit Vuçiç, i cili ka qeverisur kombin ballkanik, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, për gati një dekadë. Z. Vuçiq e filloi karrierën e tij politike si një nacionalist radikal gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990, por ka kërkuar në vitet e fundit të paraqitet si një udhëheqës proevropian i etur që Serbia të ringjallë përpjekjet e saj të ngecura për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai ka hequr dorë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, por Serbia votoi në Kombet e Bashkuara për të dënuar Moskën”.

Shumë protestues gjatë të shtunës brohoritën për dorëheqjen Vuçiç dhe një grup lëshoi ​​tullumbace me helium duke mbajtur një pankartë me mesazhin “Vuçiq ik” nën një foto të madhe të presidentit serb.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika