Kundërpërgjigjet Haxhiu: Albin për mashtrim dhe dilitantizëm je kampion

“Albin për mashtrim dhe dilitantizëm je kampion”, i është drejtuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo për shkak se i pari i ekzekutivit e ka quajtur “diletantizëm”, iniciativën e Haxhiut për mundësinë e tërheqjes së kursimeve nga Trust-i

“Albin për mashtrim dhe dilitantizëm je kampion”, i është drejtuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo për shkak se i pari i ekzekutivit e ka quajtur “diletantizëm”, iniciativën e Haxhiut për mundësinë e tërheqjes së kursimeve nga Trust-i.

“Ja kush po merret me financa, me makroekonomi te ne, është dilentantizëm i jashtëzakonshëm, por pasojat nuk kemi pse i bartim ne të tjerët përveç se vetë ai person”, kishte thënë Kurti.

Ndërkaq, këtë deklaratë, deputeti opozitar e ka quajtur “përpjekje djallëzore për ta acaruar debatin pët Trustin”.

“Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen të krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte”.

Ilustrim

“Nuk është e nevojshme ta ashpërsoni gjuhën për t’u ndezur debati për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve. Zhgënjimi i qytetarëve në ju është problem qe duhet ta kapërdini pa shpërthyer kundër deputeteve që marrin nisma ligjore në dobi të qytetarëve”, shtoi ai.

Po ashtu, Haxhiu e ka këshilluar Kurtin që të angazhojë ekspertët më të mirë që ka për të bërë reformën pensionale pas miratimit të projektligjit për Trustin.

Ndryshe, kryeministri Kurti ka thënë se fondi nuk ekziston për ta zbrazur, “ai është mbledhur për t’u mos u zbrazur”.

“Duhet t’i ndihmojë të gjithëve dhe ekonomisë, e jo të fusim xhepin në moshën tonë të shtyer në mënyrë që ta humbim pleqërinë, ta humbim moshën e shtyer e të mos rregullojmë asgjë në të tashmen”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nga mbi 630 mijë llogari të hapura në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro.

Sipas tij, gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8 për qind e bartësve të llogarive dhe 1.2 për qind e individëve që kanë llogari në Trust kanë mesatarisht 30 herë më shumë se 80 për qind e qytetarëve që kanë të hapura llogari.

Kurti për tërheqjen e kursimeve nga Trusti: Fondi nuk ekziston për ta zbrazur por për ta mbledhur

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika