“Kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”, edhe një politikani serb i ndalohet të hyjë nga Kosova në Serbi nga policët e Vuçiqit

Edhe një politikani i është ndalur që të hyjë në Serbi nga Kosova, e kjo ndodhi pasi Vuçiqi po bën “revanshizëm politik ndaj kujtdo që kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”

Kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, (ilustrim)

Kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se është ndaluar në vendkalimin administrativ Merdare në mënyrë të ngjashme me Rada Trajkoviqin dhe se përfaqësuesit e MPB-së së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbinë nga territori i Kosovës.

E ky ndalim sipas tij është “revanshizëm politik ndaj kujtdo që kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”.

Ai tha se e kishin nxjerrë nga autobusi që udhëtonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë.

“Më afruan pjesëtarë të policisë, ishin shumë profesionistë, më thanë që duhej të lija autobusin dhe të nxirrja gjërat. Me mua ka udhëtuar drejtoresha politike e ‘Odgovor’ Marija Iliq, e cila u solidarizua me mua dhe doli nga autobusi. Në ambientet e policisë më kontrolluan sendet e mia në mënyrë të këndshme, pa presion. Më thanë se kishte një urdhër që të isha këtu, pa shpjeguar pse. Kështu është arrestuar edhe Rada Trajkoviq”, ka thënë Bogdanoviq për N1.

Bogdanoviq tha se arsyeja e pse nuk po e lejojnë ta kalojë në Serbi dhe po e mbajnë në vendkalim, është takimi për kryeministrin, Albin Kurti.

Arsyeja e qëndrimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i ‘Odgovor’ në Kosovë është duke u bërë”, tha Bogdanoviq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika