Kupa e Botës 2022: Presidenti i FIFA-s akuzon Perëndimin për ‘hipokrizi’

Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të Katarit dhe turneut. Ai ka thënë se nuk ka pse të mbroj Katarin, ata mund të mbrojnë veten gjersa ai mbron futbollin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino





“Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem i paaftë, ndihem punëtor migrant”.

Këto janë fjalët me të cilat Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino hapin fjalën e tij.

Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të Katarit dhe turneut.

Ngjarja është lënë në hije nga çështjet në Katar, duke përfshirë vdekjen e punëtorëve migrantë dhe trajtimin e personave LGBT.

Nikoqiri i Katarit nis turneun kundër Ekuadorit në stadiumin Al Bayt të dielën, transmeton BBC.

Në shkurt të vitit 2021, Guardian tha se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur fitoi ofertën e saj për Kupën e Botës.

Numri bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar. Megjithatë, qeveria e Katarit tha se totali ishte mashtrues, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës.

“Unë jam evropian. Për atë që kemi bërë për 3000 vjet në mbarë botën, ne duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme përpara se të japim mësime morale. Nëse Evropa interesohet vërtet për fatin e këtyre njerëzve, ata mund të krijojnë kanale ligjore – siç bëri Katari – ku një numër i këtyre punëtorëve mund të vijnë në Evropë për të punuar. Jepuni atyre një të ardhme, pak shpresë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai  ka thënë se duhet investuar për t’i ndihmuar njerëzit në arsim dhe për t’u dhënë atyre një të ardhme më të mirë dhe më shumë shpresë.

“Ky mësim i njëanshëm moral është thjesht hipokrizi. Pyes veten pse askush nuk e njeh përparimin e bërë këtu që nga viti 2016. Nuk është e lehtë të pranosh kritikët e një vendimi që u mor 12 vjet më parë. Katari është gati, do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se “Nuk kam pse të mbroj Katarin, ata mund të mbrojnë veten. Unë mbroj futbollin”.

Infantino u bë president i FIFA-së më 2016.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika