Kupa e Botës e vitit 2022 për herë të parë do të shkojë në Lindjen e Mesme, në Katar, e që do të fillojë këtë të diel dhe do të vazhdoj deri më 18 dhjetor. Turneu do të fillojë me një ndeshje të Grupit A mes nikoqirëve Katar dhe Ekuadorit.
Emocionet e nisjes si dhe të të gjitha ndeshjeve deri në finale të Kampionatit Botëror do të mund t’i ndani edhe me emisionin special të Televizionit Dukagjini.
Pra, në Televizionin Dukagjini një ditë para Kampionatit ka nisur emisioni më i ri, i cili do të vazhdojë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës. Pjesë e emisionit do të jenë edhe trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur në vend; Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi.
Për herë të parë në historinë e futbollit botëror, Katar 2022 do të mbahet në vjeshtë dhe jo në verë. Ndërsa, e veçanta e paharrueshme e këtij kampionati botëror është që për disa legjenda të futbollit ky do të jetë i fundit.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në mesin e disa lojtarëve që shpresojnë për një paraqitje të mirë përfundimtare, pasi mund të jetë paraqitja e tyre e fundit në Kupën e Botës 2022.
RREGULLAT E GARËS PËR KATAR 2022
Pak muaj më parë, FIFA prezantoi rregulloret që do të zbatohen në Katar 2022 dhe që do të jenë të ngjashme me ato të garave të tjera: në fazën e grupeve do të jepen tre pikë për fitore dhe një në rast barazimi.
Në raundet e eliminimit, në rast barazimi në fund të kohës së rregullt, do të ketë 30 minuta shtesë të ndara në dy pjesë nga 15 minuta secila dhe nëse barazimi vazhdon, do të ketë një gjuajtje penallti për të vendosur fituesin.
- Kupa e Botës 2022: Cilat janë rregullat për gjuajtjet e penalltive?
- Zvicra sërish përballë Serbisë në “Qatar 2022”
Shorti për fazën e grupeve në kualifikimet “Qatar 2022” ka vënë përballë serish Zvicrën e Serbinë, dhe atë në grupin G. Duke kujtuar herën e fundit kur këto dy kombëtare janë përballur njëra me tjetrën, duke e mposhtur Serbinë, me rezultat 2:1, po ashtu Zvicra në grup do t’i ketë edhe Brazilin dhe kombëtaren e Kamerunit.
CILAT EKIPE MARRIN PJESË?
Kupa e Botës do të përfshijë 32 ekipe dhe do të fillojë me një fazë grupore, me skuadrat e ndara në tetë grupe me nga katër.
- Grupi A: Katar (mikpritës), Ekuador, Senegal, Holandë
- Grupi B: Angli, Iran, Shtetet e Bashkuara, Uells
- Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia
- Grupi D: Francë, Australi, Danimarkë, Tunizi
- Grupi E: Spanjë, Kosta Rika, Gjermani, Japoni
- Grupi F: Belgjikë, Kanada, Marok, Kroaci
- Grupi G: Brazil, Serbi, Zvicër, Kamerun
- Grupi H: Portugali, Gana, Uruguai, Koreja e Jugut
CILAT JANË VENDET?
Lojërat do të zhvillohen në tetë stadiume: Stadiumi Al Bayt, stadiumi ndërkombëtar Khalifa, stadiumi Al Thumama, stadiumi Ahmad bin Ali, Stadiumi Lusail Iconic, Stadiumi 974, Stadiumi Education City dhe stadiumi Al Janoub.
Me 80 mijë vende, Lusail Iconic Stadium është më i madhi nga tetë stadiumet e Katarit të Kupës së Botës.
Të gjitha stadiumet janë të vendosura brenda 40 kilometrave nga qendra e Dohas.
Do të ketë një format të rrumbullakët në fazën e grupeve kur secila nga 32 skuadrat do të luajnë nga tre ndeshje secila. Ekipet do të marrin tre pikë për një fitore dhe një për një barazim. Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet më 2 dhjetor.
Dy të parat në çdo grup kalojnë në 16-shen e fundit. Raundet e eliminimit do të fillojnë më 3 dhjetor dhe do të kenë ndeshje të njëpasnjëshme, të cilat mund të shkojnë në kohën shtesë dhe më pas penalltitë për të vendosur fituesin.
KUR ËSHTË FINALJA?
Finalja do të zhvillohet të dielën, më 18 dhjetor në stadiumin Lusail Iconic.
KUSH DO TA FITOJË KUPËN E BOTËS?
A do të jetë Argjentina ajo që më në fund mund t’i japë Lionel Messit trofeun në Botërorin e tij potencialisht të fundit? A do të jetë Franca ajo që do të bëhet vendi i parë që do të mbrojë titullin që nga Brazili në 1962? Apo do të jetë Portugalia e Cristiano Ronaldos?
Sipas parashikimit të Opta-s, Brazili dhe Argjentina, janë në krye të vendit për të triumfuar, ndiqen nga Franca (12%), Spanja (9%) dhe Anglia (9%) ndërsa finalistja e edicionit të kaluar, Kroacia ka vetëm 4% shanse për të përsëritur këtë sukses.
Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002, por ka shumë mundësi që Katari 2022 të jetë viti i tyre.
Gjithashtu, muzika dhe futbolli janë gjithmonë të lidhura në Kupat e Botës me artistë të famshëm që performojnë çdo katër vjet.
Ceremonia e hapjes së këtij viti do të prezantojë artistë të njohur ndërkombëtarisht si ylli i K-pop-it Jung Kook, këngëtarja e Bollywood-it Nora Fatehi, grupi amerikan Black Eyed Peas dhe këngëtarja kolumbiane J Balvin. Megjithatë, FIFA ende nuk e ka konfirmuar formacionin e ngjarjes.