Trajneri i Anglisë, Matthew Mott, ka thënë se nuk do të bëjë ndryshime në ndeshjen e rëndësishme që do të mbahet mes Anglisë dhe Australisë për Kupën e Botës T20 në kategorinë e meshkujve.
Ndeshja pritet të mbahet të premtën e 28 tetorit.
Megjithatë, pavarësisht humbjes së kaluar dhe paraqitjes së dobët, Mott ka hedhur poshtë idenë për ndryshime gjithëpërfshirje për ndeshjen e nesërme, ka shkruar BBC-ja.
“Shumë skuadra që kanë fituar Kupat e Botës kanë humbur veçanërisht herët”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhur me humbjet e fundit, Mott nuk ka pranuar të flasë shumë, vetëm se e ka quajtur përformancën si “të ndrojtur”.
Vlen të theksohet, se Anglia është e treta në Grupin 1, me dy pikë të barabarta me Australinë, e cila mundi Sri Lankën të martën.