“Kur arti dhe politika ndërthuren, lindin forca të mëdha për ndryshim” – Loki i AAK-së merr mbështetje nga Sinan Vllasaliu

“Në momentin kur e kemi bërë një këngë, një duet atëherë unë e kam parë një djalë të sinqertë, një djalë i bardhë, i paprishur. Me dëshirë të madhe për jetën për punën, për dashurinë ndaj muzikës. Kështu që është një djalë, i cili e di çka do”, ka thënë këngëtari Sinan Vllasaliu për kandidatin për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Hamdi Komoni.

Kandidati i AAK-së për deputet, Hamdi Komoni – Loki, ka falënderuar artistin dhe muzikantin e njohur për mbështetjen dhe përkrahjen që ka dhënë gjatë kohës, duke e vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën dhe muzikën shqiptare.

Komoni ka theksuar se puna e Vllasaliut ka qenë një frymëzim i madh për breza të tërë dhe ka motivuar vazhdimin e një rrugëtimi për një Kosovë që promovon dhe respekton vlerat më të mira të saj.

“Kur arti dhe politika ndërthuren, lindin forca të mëdha për ndryshim. Falemnderit Sinan Vllasaliut për mbështetjen dhe përkrahjen. Kontributi yt në kulturën dhe muzikën shqiptare ka qenë frymëzim për breza të tërë, dhe sot është motiv për të vazhduar rrugëtimin për një Kosovë që respekton dhe promovon vlerat e saj më të mira”, ka shkruar Komoni në Facebook.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika