Marrëveshja për zhvillimin e super duelit Anthony vs Deontay Wilder në peshën e rëndë duhet të përfundojë në ditët në vijim.
Një përplasje mes dyshes është diskutuar prej disa vitesh, që daton që nga koha kur të dy ishin kampionët ishin në kërkim të statusit të padiskutueshëm, megjithëse tani duket se do të bëhet më në fund realitet pasi negociatat përparuan në javët dhe muajt e fundit.
Përballja e madhe do të zhvillohet në Arabinë Saudite në janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur promotori Eddie Hearn .
Joshua konfirmoi se Wilder do të jetë i radhës: “Duket sikur do të ndpdhë në të ardhmen. Jam i lumtur që po e organizojmë këtë luftë, potencialisht së shpejti”.
“Kjo është e shkëlqyeshme për boksin, ne do të shikojmë prapa në vitet në vijim dhe do të mendojmë ‘Uau shiko atë epokë, ai djalë luftoi me të gjithë’”.
“Kjo është ajo që është e rëndësishme në ditët e sotme. Thjesht të luftosh më të mirët dhe të japësh më të mirën tënde. Nuk është e lehtë t’i kalosh këto luftime të mëdha jashtë vijës, por unë kam besim te ekipi im”.
“Ata më kanë çuar një rrugë të gjatë, duke mbledhur katër nga pesë rripat kryesore dhe duke u bërë dy herë kampionë i unifikuar i botës në peshën e rëndë. Ne kemi bërë biznes të madh, kam luftuar në Amerikë dhe Arabi”.
“Ekipi im është i mrekullueshëm dhe unë vendosa të gjithë besimin tim tek ata, ne vetëm duhet të shpresojmë që skuadra tjetër të luajë lojën gjithashtu (të pranojë ofertën)”, ka shtuar më tej Joshua.