“Ti kishim pas ne 24 kryetarët e shoqatave mjetet e nje institucioni , po të tregojë që sot çdo gjë kiish me përfundu. Por, ne kur kemi punuar, këta kanë fjetur në kreveta të butë, ndërsa ne kemi fjetur me Kufoma… në mesin e tyre kemi fjetur që mos ti hajnë qentë”.
Kështu ka deklaruar, Ahmet Grajqevci, nga këshilli i familjarëve të zhdukur, duke i kritikuar insitutcionet e Kosovës për neglizhencë dhe mospunë në procesin për gjetjen e personave të zhdukur.
Grajqevci theksoi se insitutcionet nuk duhet të mburren për këtë proces, pasi kanë bërë shumë pak.
“Dëshmitarët dita ditës po na ikin, ne në këtë proces jemi vonuar… me tre prokuror nuk mundet me e kry vetëm Fushë Kosovën, kjo është për t’u çuditur, tre prokurorë, katër shtëpia krematrium jane veç në Fushë Kosovë, ashtu janë edhe në qytet tjera, gjashtë shtëpia janë vetëm në dy Krushat (Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël). Ne nuk duhet të mburremi se kemi punur mjaftë këtu, ata që kanë dashur të punojnë i kanë nëpër sirtarë , ata që s’kan dashtë, lëre që s’kan dashtë, por edhe në proces na kanë dëmtuar dhe na kanë stagnuar”, ka shtuar ai.