Deklaratat e presidentit të Kroacisë, Zoran Maillanoviq, se shteti i Kosovës ka qenë pjesë e Serbisë dhe se është aneksuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe kundërshtimi i tij për dërgimin e armëve në Ukrainë, ka ngjalluar reagime të shumta në skenën politike, por, edhe në atë mediale.
Njëri nga mediumet kroate, “Jutranji.hr” ka shkruar se pas këtyre deklaratave të Millanoviqit mediat pro-Vuçiq janë në ekstazë.
“(Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë Millaoviq gjatë ditës së hënë një konferencë për media.
Ndërsa, ai nuk ka lërë pa kundërshtuar as luftën në Ukrainë dhe ndihmat e Perëndimit.
“Kjo është thellësisht imorale ajo që po bëjmë ne si Perëndim kolektiv. Tanket gjermane do të homogjenizojnë më tej rusët”, ka thënë Millanoviq duke kundërshtuar armatimin që po i dërgohet Ukrainës.
E kësaj deklarate i ka reaguar partia që është në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokratik kroat (HDZ).
Ata kanë theksuar se Millanoviq nuk e ka problem të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e Kroacisë, kur është fjala që të mbrojë presidentin rus, Vladimir Putin.
“… Kur duhet të mbrojë Putinin, Millanoviç nuk e ka problem të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e saj. Dhe të vegjlit ende e ndjekin atë pa diskutim…”, është shkruar në faqen e HDZ-së në Facebook.
Gjithashtu kësaj deklarate i ka reaguar edhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Ajo ia ka kujtuar Millanoviqit se si procesi i pavarësisë së Kosovës ishte i njëjtë sikurse ai i Kroacisë.
“… Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, e njëjtë me Republikën e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së RSFJ-së, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës ishte jo vetëm krahinë në kuadër të RV të Serbisë, por edhe element konstituiv i federatës…”, ka shkruar ndër tjerash ajo në Facebook.
E, mediat dhe agjenci të shumta ruse pro regjimit raportuan sërish për deklaratat e Milanoviçit, siaps mediumit kroat “Indez.hr”.
“RIA Novosti botoi deri në pesë artikuj rreth Milanoviqit. Ata veçuan pesë nga deklaratat e Milanovicit dhe shkruan se ‘ai e quajti të pamoralshëm pozicionin e Perëndimit në luftën në Ukrainë’, se ai tha se ‘Rusia është provokuar që nga viti 2014’, se ‘Krimeja nuk do të jetë kurrë ukrainase’ dhe se ai “e quajti vendin e tij qen qimedredhur cirku të Bashkimit Evropian””, shkruan “Index.hr”.
“TASS shkruan se Milanović ‘aksionet ushtarake në Ukrainë i quajti Armageddon’. Ata theksojnë veçanërisht deklaratat e tij për rolin e Perëndimit në konflikt, duke thënë se ai paralajmëroi se ‘të gjitha këto po i thotë për t’u hapur sytë të tjerëve sepse Evropa po hyn në një luftë me një superfuqi bërthamore’”, është njëra ndër shumë artikujt në mediat ruse.