Kurat natyrale kundër aciditetit të lartë në stomak

Tretja e ushqimit në stomak është shumë e rëndësishme për shëndetin, prandaj këtë mund ta bëni më lehtë duke konsumuar disa nga ushqimet e rekomanduara, si farat apo pirja e ujit me limon dhe mentë





Acidet e stomakut dhe lëngjet biliare janë të domosdoshme për një tretje të mirë.

Tretja është proces që nis që në momentin që ushqimi futet në gojë.

Ai zbutet falë pështymës dhe nis rrugëtimin drejt stomakut.

Ky i fundit prodhon acide të caktuara të cilat kur përzihen me lëngjet biliare që sekretohen nga mëlçia, nis të tretë ushqimin.

Acidet dhe lëngjet biliare arrijnë të tresin ushqimin në stomak për rreth katër orë.

Ka raste kur stomaku prodhon më shumë aciditet se ç’është nevoja.

Kjo ndodh kur njeriu ka ngrënë ushqime të rënda, ose nuk ka ngrënë fare.

Si Të Shmangni Problemin e Aciditetit?

Ekspertët  këshillojnë që së pari kur jeni duke ngrënë të mos pini ujë të ftohtë.

Uji duhet të jetë me temperaturë ambienti e mundësisht i vakët.

Pini sa më shumë ujë sepse ky i fundit përshpejton zbrazjen e ushqimit dhe largimin e acideve.

Farat e Koprës

Tretja e njeriut ngadalësohet me moshën. Duke marrë në konsideratë këtë, aciditeti i lartë zgjidhet edhe falë farave të koprës.

Farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen. Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

Këto fara janë të pasura me bakër, kalium, kalçium, zink dhe mangan.

Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Mentja Dhe Limoni

Mentja është një barishte shumë miqësore me stomakun.

Atë mund ta përtypni dhe do të pengojë aciditetin e lartë në stomak.

Lëngun e limonit mund ta tresni në ujë dhe ta pini me stomak bosh.

Sidoqoftë uji me limon është i dobishëm kurdoherë, mjafton që të jetë i vakët.

Një tjetër këshillë që japin ekspertët është që për një ditë të qëndroni larg ushqimeve të forta dhe të konsumoni çajra, supa dhe fruta të buta.

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me fibër dhe përshpejtojnë tretjen.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika