Kurban Bajrami dhe Vidovdani, KFOR: Festimet paqësore tregojnë rëndësinë e dialogut

KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se mënyra e kremtimit të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit këtë të mërkurë tregon rëndësinë e vazhdimit të dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka shprehur mirënjohje dhe ka përshëndetur festimet paqësore të festës së Kurban Bajramit dhe festën e “Vidovdanit” që ishin në të njëjtën ditë.

Në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i, ata kanë theksuar rëndësinë e dialogut dhe promovimit të paqes dhe kanë pohuar se fetë luajnë një rol kyç në bashkëjetesën e komuniteteve.

“KFOR-i gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun. Fetë luajnë një rol kyç në bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot tregojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Këtë të mërkurë, dhjetëra qytetarë serbë ishin mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

Lexo edhe: Vllasi: Festimet e Vidovdanit në Kosovë, propagandë e Serbisë

Ekipi i RTV Dukagjini kishte qëndruar gjatë ditës në Graçanicë dhe ka raportuar se numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it ishte shtuar.

Zakonisht, Vidovdani festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika