Kurtaj: Gjatë periudhës 1998-1999, asnjëherë nuk e kam takuar Jakup Krasniqin

Dëshmitari Hajrush Kurtaj, të enjten, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, tha se asnjëherë nuk e ka takuar Jakup Krasniqin gjatë periudhës 1998-1999.

Kurtajn është duke e marrë në pyetje mbrojtësi i Krasniqit, avokati Aidan Ellis, i cili e pyeti për njohuritë dhe takimet e dëshmitarit me Jakup Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Ellis, dëshmitari tha se të gjithë e kanë ditur se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së, dhe, sipas njohurive të tij, ai e kishte vetëm këtë rol në UÇK.

Kur dëshmitarit iu prezantua një hartë me kërkesë të avokatit Ellis dhe pas pyetjes së tij për disa vende brenda komunës së Kaçanikut dhe më gjerë, se nga kush kontrolloheshin, dëshmitari Kurtaj tha se kanë qenë nga të gjitha anët të rrethuar nga forcat okupatore serbe.

Avokati Ellis e pyeti dëshmitarin lidhur me dy dokumente, të cilat, sipas tij, dje iu prezantuan nga ZPS-ja, pa specifikuar për cilat dokumente.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk i ka parë asnjëherë gjatë luftës këto dokumente.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika