Kurteshi fyen rëndë gazetarët: Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka sulmuar verbalisht gazetarët e pranishëm në Qendrën Komunale të Numërimit të mërkurën.

Kurteshi, i cili ndodhej në QNR për të ndjekur procesin e rinumërimit të votave të pavlefshme me postë, gazetarët i quajti “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”.

“Nuk merrna me ksi, na kemi fitu, na u kanë lëshu me media e me krejt dhe kemi fitu. Kësi qen të mediave që kanë shkru gjithçka domethënë s’i marr parasysh… Media kriminale që kanë një qëllim, me qit Vetëvendosjen keq. Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë sikur qysh është… Jeni të instruktuar prej një krimineli që është vrasës i njerëzve, është përbaltës dhe ndihmës i vrasësve me pagesë”, iu ka thënë gazetarëve Kurteshi në QNR.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika