Kurteshi: KQZ të kërkojë siguri nga Policia e Kosovës, BE dhe njësitë e KFOR-it

Përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se KQZ duhet të kërkojë angazhim nga Policia e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe njësitë e KFOR-it, në mënyrë që qytetarët të kenë jetë të sigurtë dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje

Sami Kurteshi, KQZ





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas zhvillimeve në veri ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, që Sami Kurteshi, përfaqësues i këtij komisioni ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për obligim mbajtjen dhe përgatitjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut.

Gjersa, ka theksuar se KQZ njashtu e ka për obligim të kërkojë nga Policia e Kosovës që të garantohet liria, jeta e sigurtë, lëvizja e lirë dhe mbajtja e zgjedhjeve në mënyrë demokratike në vend.

Megjithatë, sipas Kurteshit, bandat e armatosura kriminale që ai i cilëson si të tilla që janë dërguar nga qeveria e Serbisë, i kanë pyetur njerëzit dhe secili që nuk ka pasur ideologjinë e tyre, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

“Lëvizja e lirë, jeta e sigurtë e njerëzve atje, nga bandat e armatosura kriminale të dërguara nga qeveria e Serbisë, këto janë sikur shtos trupat e Hitlerit që në të vërtetë kanë marrë pjesë kanë ecë nëpër territor dhe për gjdo person për të cilinj kanë konstatuar se mund të jetë një person që nuk i përket ideologjisë së tyre apo grupit të tyre apo diçka, kanë reaguar me dhunë fizike, me dhunë të armatosur dhe në forma të tjera. Prandaj, unë mendoj se KQZ e ka për obligim mbajtjen e zgjedhjeve dhe përgatitjen e zgjedhjeve atje në ato katër komuna, duhet të kërkohet KQZ e ka për obligim të kërkojë nga Policia e Kosovës që të garantojë lëvizjen e lirë, jetën e sigurtë dhe mbajtjen e zgjedhjeve demorkatike dhe të lira për të gjithë ata persona që janë të interesuar të shprehin vullnetin e tyre përmes votës”, ka thënë Kurteshi në konferencën e jashtëzakonshme.

Gjersa, sipas Kurteshit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të tërheqë vërejtjen e qeverisë serbe dhe kjo e fundit t’i tërheqë menjëherë grupet e armatosura dhe ato që frikësojnë njerëzit në vend.

“Poashtu unë mendoj që KQZ duhet të kërkojë zyrtarisht dhe publikisht nga BE që të tërheqë vërejtjen e qeverisë serbe, që ti tërheqë menjëherë grupet e armatosura dhe diversantë që marrin pjesë në friksimin e njerëzve dhe krijimin e situatave qëllimisht për të dëshmuar se ajo pjesë ose do të jetë nën kontrollin e bandave kriminale serbe të armatosura të përkrahura të dërguara dhe të ndihmuara nga qeveria e serbisë, ose duhet të veprohet sipas tyre”, ka thënë përfaqësuesi i KQZ-së, Sami Kurteshi.

Tutje, Kurteshi ka theksuar se shteti i Kosovës, duhet të garantojë lëvizjen e lirë dhe shprehjen e lirë të qytetarëve në votime.

“Unë mendoj që me gjithatë me gjitha mangësitë dhe dobësitë që mund ti ketë një shtet shteti i Kosovës duhet të garantojë lëvizjen e lirë, jetën dhe shprehjen e lirë të qytetarëve përmes votës, për gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të marrin pjesë në votime, në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre”, ka theksuar ai.

Të rëndësishëm, Kurteshi e sheh edhe angazhimin e njësive të KFOR-it, pasi thekson se duhet kërkuar angazhim nga KFOR-i, pasi njësitë e KFOR-it duhet ti ndjekin dhe tua tërheqin vërejtjen grupeve të armatosura, për të rregulluar këtë situatë.

“Edhe duhet të kërkojmë edhe nga Njësitë e KFOR-it, ata që janë përgjegjës për mos lëjimin e grupeve të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, që tua tërheqin vërejtjen dhe ti ndjekin. Kurse policia e Kosovës  e ka për obligim garantimin e jetës dhe lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës, përfshi katër komunat edhe këtë ne duhet ta bëjmë zyrtarisht si komision qendror i zgjedhjeve për të ushtruar funksionin tonë ashtu siç është e paraparë me ligj dhe kushtetutë”, ka përfunduar Kurteshi.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika