Kurteshi: Vendimi për arrestimin e aktivistëve të VV-së ka qenë politik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, sot ka mbajtur një konferencë për medie, ka ngritur akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke pretenduar se arrestimet dhe hetimet e vitit 2016 ishin një inskenim politik.

Kurteshi në emisionin “Five” të Dukagjinit për këto akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve tha se arsyeja kryesore e thirrjes për konferencë për medie ka qenë pensionimi pas dy ditësh i prokurorit special të Prokurorisë Speciale të vendit.

“Pas dy ditësh, prokurori i Prokurorisë Speciale që e mban rastin e Astrit Deharit, me gjasë të mbyllur në sirtar. Afrim Shefkiu pensionohet. Kjo është arsyeja kryesore e thirrjes për konferencë për media për këtë rast. Ky është rasti i 5-të, prokuror dhe gjyqtar pasi të zbatojnë urdhërat politikë të shefave të këtyre personave që i pamë në TV edhe shoqërisë civile”, deklaroi Kurteshi.

Kurteshi ka vazhduar me “bindje të plotë” akuzat se vendimi i arrestimi të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2016 ka qenë vendim politik i zbatuar nga prokuror, gjyqtar e kryeprokuror.

“Ata janë shefat e tyre. Vendimi për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ka qenë vendim politik i zbatuar nga prokurori Abdurrahim Islami, i cili aktualisht është avokat në Ferizaj dhe është pensionuar pak kohë pasi e ka zbatuar vendimin. Po ashtu, edhe Vehbi Kashtanjeva, gjyqtar i Gjykatës Themelore që ka dhënë urdhërin për arrestim, ka shkuar në pensionim, ndërsa sot është avokat. Por edhe Sylë Hoxha, ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që në të vërtetë nuk ka qenë kompetent me rastin. Me gjasë është motorri i krejt rastit të Astrit Deharit. Pak kohë më vonë, i njëjti prokuror është shpërblyer me shpërblimin “Prokuror Special në Prokurorinë Special. Edhe më vonë nj֝ëra nga partitë, LDK-ja e ka shpërblyer me kandidaturë për deputet të Kosovës Sylë Hoxhën”, vijoi ai.

 

Kurteshi potencoi edhe për rastin “Syri i Popullit”, ku tha se është marifet “i majës politike vendore.

“Ka strategji të ish- pushtetmbajtësve me urdhër të zbatimit të tyre brenda sistemit të drejtësisë, prokuror e gjyqtar për shpalljen e Lëvizjes Vetëvendosje si organizatë terroriste. Rasti i parë ka qenë arrestimi i aktivistëve të VV-së bashkë me Astrit Deharin me 22 gusht 2016. Për t’u vërtetuar me aktgjykim të plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit në tetor 2023. Nuk ka asnjë dëshmi materiale as fakt. Rasti i dytë, kur e kanë parë se po dështojnë me rastin e sulmit në Kuvend, për të akuzuar Vetëvendosjen, e hapin rastin syri i popullit, ku i akuzuari kryesor është Sadri Ramabaja. Rasti Syri i Popullit është marifet i majës politike për arsyeje dhe rrethana të ndryshme” deklaroi Kurteshi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika