Kurti: 100 bursa për nxënësit dhe 500 bursa për studentët e komuniteteve romë, ashkali e egjiptianë

Përgjatë tryezës së organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, janë diskutuar programet e Qeverisë mbi komunitetet romë, ashkali e egjiptianë, përfshirë edhe “Platformën digjitale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian"

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se së bashku me nismën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të bëhet dhënia e 100 bursave për nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në Fakultetin e Edukimit. Njëherësh, ai ka përmendur edhe ndarjen e 500 bursave shtesë nga Ministria e Arsimit për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në drejtime të tjera të studimeve.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se përgjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e komunitetit rom, në hapje të tryezës së organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, Kurti i ka falënderuar për kontributin, angazhimin dhe rolin e tyre në ndërtimin e vendit tonë.

“Jam me shumë shpresë që bashkëpunime edhe më të mira më gjithë ju do të kemi në të ardhmen, drejt realizimit të synimeve të përbashkëta për më shumë barazi edhe më shumë mirëqenie”, ka thënë kryeministri.

Foto nga takimi

Ndër të tjera, Kryeministri ka biseduar edhe për programin për 100 praktikantë, me prioritet për komunitete, që tashmë janë të angazhuar në ministritë dhe komunat. Ai ka thënë se më vonë gjatë këtij viti do të zhvillohet edhe një konferencë në të cilën do t’i ndajnë përvojat e tyre për të inkurajuar të tjerët prej komuniteteve, të kontribuojnë me aftësitë e tyre, me dijen e përvojën e tyre nëpër institucione.

“Gjatë muajve të verës, Zyra për Çështje të Komuniteteve do ta shpall thirrjen e radhës për grante për aftësim dhe punësim të komuniteteve, sepse ky është prioritet si për Qeverinë tonë, ashtu edhe për komunitetet”, ka thënë kryeministri Kurti.

Një e arritur e cila zuri vend të përmendet është “Platforma digjitale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që është lansuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në Zyrën e Kryeministrit.

Në tryezën e përbashkët morën pjesë edhe Zëvendësministër i kulturës, rinisë dhe sportit, z.Sejnur Veshall, deputeti i Kuvendit të Repulikës së Kosovës, z.Erxhan Galushi, këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, znj.Nurije Shala, këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve znj.Elizabeth Gowning, përfaqësues politik, përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika