Kurti: 33 vite më parë u lidhën nyjet e marëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bahkuara të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ngjarjen historike të 29 gushtit 1990, ku Robert Joseph Dole bashkë me një delegacion amerikan vizituan Kosovën dhe zhvilluan takime me me përfaqësues politikë, aktivistë për të drejta të njëriut dhe gazetar, duke shtuar se ajo ditë ishte kur u lidhën nyejet e mardhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kujton ditën e vizitës të senatorit amerikan Robert Joseph Dole bashkë me delegacionin amerikan me 29 gusht 1990, duke theksuar se po atë ditë u lidhën nyejet e mardhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti gjithashtu përmend një artikull të gazetës amerikane Neë York Times, ku tregohet se turma shqiptare e cila ishte mbledhur ta pres delegacionin amerikan, shpërndahet nga forcat serbe me shkopinjë e me gaz.

“Në një artikull me titull ‘Shtypet protesta shqiptare në Jugosllavi’ (‘Albanian protest broken up in Yugoslavia’), në numrin e saj të datës 30 gusht 1990, gazeta The Neë York Times, shkruante: “Policët specialë përdorën shkopinj dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra shqiptarë etnikë që prisnin një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për t’u ankuar për shkeljet e të drejtave të njeriut. Rreth 10.000 njerëz, duke brohoritur ‘Liri, liri’ dhe ‘USA, USA’ u mblodhën para një hoteli, ku delegacioni prej shtatë senatorësh republikanë pritej të zhvillonte bisedime me liderët e shumicës shqiptare në Kosovë, një provincë jugore e Jugosllavisë’”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri artikullit të Neë York Times, i’a bashkon edhe videoxhirimet e fotografitë e shkrepura nga fotoreporteri Hazir Reka, të cilat disa herë edhe janë shfaqur në publik.

Kurti ka thënë se kjo vizitë ishte vizitë historike.

“Ajo i ktheu dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo vizitë shënon fillimin e atij rrugëtimi të gjatë të përbashkët të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, si dhe nga dita e çlirimit te shpallja e pavarësisë më 2008 dhe ngritja e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti.

Në këtë vizitë nga delegacioni amerikan morën pjesë Robert Joseph Dole ishte i shoqëruar edhe nga gjashtë senatorë të tjerë: John Ëilliam Ëarner nga Virxhinia, Edëin Jacob Garn nga Utah, Donald Lee Nickles nga Oklahoma, Alfonse Marcello D’Amato nga Nju Jorku, Steven Douglas Symms nga Idaho dhe Cornelius Alexander McGillicuddy nga Florida.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika