Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se sakrifica e heroit nuk do të harrohet kurrë, duke shtuar se Bunjaku ka humbur jetën “duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.
Sot mbahet akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut
Kurti ka njoftuar edhe për vendimin që ka marrë Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes elektronike të së hënës, ku Rruga Rajonale R-217, segmenti Ballaban-Banjskë ka marrë emrin e heroit, Afrim Bunjakut.