Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme, të moshuarit janë më të dashurit tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pamjet e dhunës së ushtruar ndaj një gruaje të moshuar janë të tmerrshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar disa orë para pamjeve që tregonin një grua teksa goditej nga një infermiere në një qendër për të moshuar.

Kurti i ka cilësuar si të tmerrshme pamjet e publikuara në media. Ai ka thënë se me të marrë vesh lajmin, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar ai.

Tutje, Kurti është shprehur se të moshuarit janë ata që kanë kontribuuar më së shumti për shoqërinë tonë.

“Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së moshuar.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, familjarët e së moshuarës kanë shkuar në vendin ku qëndronte viktima dhe e kanë tërhequr atë nga ajo qendër.

Ndërkaq, familjarët e së moshuarës kanë thënë se kanë vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj, por që nuk kanë dyshuar se ato mund të kenë qenë të shkaktuara nga punëtorët e qendrës, të cilët e kishin për obligim të kujdeseshin për të.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika