Kurti: Anëtarësimi në KiE mbetet prioritet i politikës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryetarin e delegacionit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sasha Magazinoviq për mbështetjen drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u takua me kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe deputetin, Sasha Magazinoviq.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka shtuar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme por edhe asaj të brendshme, duke qenë se aderimi në këtë organizatë dhe institucion të rëndësishëm ofron një kornizë e garanci shtesë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Kryeministri ka theksuar se Kosova vijon të jetë e përkushtuar maksimalisht ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës drejt BE-së të vendeve të rajonit, ku shprehu mbështetjen e tij ndaj Bosnje e Hercegovinës në tejkalimin e barrierave institucionale në këtë drejtim dhe nënvizoi kërkesën për anëtarësim të Kosovës, për çka edhe mirëpresim marrjen e pyetësorit e më tej statusin e vendit kandidat, si i vetmi shtet në rajon që ende nuk e gëzon këtë status.

Gjithashtu, ata biseduan edhe rreth zhvillimeve politike e aktualitetit në vend e rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit të forcave social-demokrate, për më shumë zhvillim, mirëqenie e progres rajonal e gjithëpërfshirës.

Shija e redaktorit

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika