Kurti ankohet në Gjykatë për gjobën, pse nuk tërhiqet nga dëshma

Prokuroria Speciale e Kosovës është në pritje të vendimeve të gjykatës, pas ankesave që kryeministri në detyre ka drejtuar, për të marr hapat tutje për të siguruar dëshminë e tij për rastin e rezervave shtetërore. Televizioni ka mësuar se Kurti është ankuar për urdhrin që gjykata lëshoi, që i njëjti të paraqitet në PSRK në mars, e për gjobitjen me 250 euro. Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se Kurti po tallet me ta dhe se Gjykatës i mbetet vetëm sjellja me anë të policisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë është duke trajtuar dy ankesa të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Siç ka mësuar televizioni, njëra ankesë ka të bëjë me urdhrin që kjo gjykatë lëshoi, duke i kërkuar Kurtit që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 4 mars.

Megjithatë, Kurti nuk përfilli këtë urdhër por dërgoi ankesë në Gjykatë për këtë.

Për mospërfilljen e këtij urdhri, Kurti u dënua me 250 euro gjobë, e që edhe për këtë ka dërguar ankesë në Gjykatë.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk janë përgjigjur për këtë çështje. Burime brenda Prokurorisë Speciale, i kanë thënë televizionit se janë në pritje të vendimeve të gjykatës për ankesat e Kurtit për të vendosur për hapat tutje, në mënyrë që të sigurohet dëshmia e kryeministrit në detyrë, për rastin e rezervave shtetërore. 

Ish kryetari i gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se pas gjobitjes, Gjykata ka vetëm edhe një mundësi për ta bindur Kurtin të dëshmojë. 

Fejzullah Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Supreme tha se “Për mua do ishte një mesazh i keq për të gjithë mekanizmat ndërkombëtar nëse vije masa më ekstreme që ligji e parasheh për ta sjellë me forcë kryeministrin që të merret në pyetje si dëshmitar në prokurori.”

Ai shton se në Kodin e Procedurës Penale nuk parashihet si masë ftesa për urdhërim të dëshmisë, siç ka bërë gjykata në rastin e Kurtit.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme deklaroi tutje se “Nuk e kam të qartë se si gjykata i ka çuar urdhër, gjykata nuk mund t’i çojë urdhër kryeministrit, gjykata mund të lëshojë urdhër që ai të sillet me detyrim përmes organeve të rendit që janë të autorizuara por jo të shkruaj urdhër dhe atë urdhër të ia dorëzojë dëshmitarit, kjo nuk është praktikë gjyqësore ose që e njeh ligji.”

Tallje me sistemin e drejtësisë e sheh refuzimin e Kurit, avokati Yll Zekaj.

Yll Zekaj- Avokat tha se “I njëjti e ka sfiduar sistemin e drejtësisë përkatësisht për mos me thënë është tallur me sistemin e drejtësisë lidhur me paraqitjen e tij në cilësinë e dëshmitarit, ligji është i qartë nuk parasheh privilegje në bazë të funksionit apo pozitës së tij.”

Zyra e Kryeministrit, por edhe vetë Kurti, kishte deklaruar se do të japë dëshminë vetëm nëse prokurorët shkojnë në zyrën e tij në qeveri.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika