Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE sjell avantazhe, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) sjell avantazhe e veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës sjell avantazhe e veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë, në kuptimin e qasjes në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kurti ka thënë se për këtë arsye i janë përkushtuar aplikimit për anëtarësim si mënyra më e mirë për ta siguruar mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve në Kosovë.

“Këto vizita vijnë në kohën kur qytetarët e Kosovës po e pranojnë identitetin e tyre evropian, jo vetëm në aspektin e qeverisjes dhe shoqërisë, por edhe me shansin për t’u afruar fizikisht me fqinjët tanë evropianë për shkak të liberalizimit të vizave. Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre dhe të shohin nga afër kulturën e vendeve të rajonit Shengen, do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza nga 1 janari. Jemi të kënaqur që interesimi për përdorimin e kësaj mundësie po përhapet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, me një rritje prej rreth 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se duke marrë parasysh se mbi 3 mijë e 260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani i kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës, vërehet interesimi për integrim.

“Të të gjithë neve. Së bashku”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika