Kurti arrin në Kuvend, për seancën konstituive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për seancën konstituive. Ai para gazetarëve nuk është përgjigjur nëse i ka votat për zgjedhjen e kryekuvendit apo edhe të qeverisë së re.

Ndryshe, sot duke filluar nga ora 10:00 do të zhvillohet seanca konstituive.

Deputetët e legjislaturës së nëntë do ta bëjnë betimin, ndërsa në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht nuk i ka 61 vota të konfirmuara për ta bërë shumicën. 

Ndryshe, PDK-ja ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin e kryeparlamentarit.

LDK-ja ka thënë se kushdo që s’i ka 61 vota, s’duhet të bëhet kryetar i Kuvendit.

AAK-ja ka thënë se “në parim” do të votojë për udhëheqësin e ri të organit legjislativ, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka thënë se do të shihet në seancë se si do të veprojë.

Në seancën konstituive nuk do të ketë debat, por rendi i ditës do të nisë me caktimin e nga një deputeti nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.

Pas verifikimit të vlefshmërisë së mandateve të deputetëve, si dhe kuorumin në seancën konstituive, deputetët do ta bëjnë betimin solemn.

Më pas, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e kryetarit të këtij legjislativi, pozitë kjo e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka numrin më të madh të deputetëve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika