Kurti arrin në Ohër, zhvillon bisedë telefonike me Chollet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri i Kosovës, Kurti ka bërë të ditur se takimi në Ohër ishte pjesë e diskutimit telefonik me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan, Derek Chollet pas arritjes së tij në vendtakim

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan, Derek Chollet, pas arritjes së tij në Ohër të Maqedonisë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se takimi në Ohër ishte pjesë diskutimi në bisedën me Chollet.

“Me të mbërritur në Ohër/Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me të @CounselorDOS Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, Chollet ka thënë se nga zbatimi i aneksit do të ketë përfitime për të dy vendet.

“Bisedova me kryeministrin @albinkurti për bisedimet e nesërme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE. Zbatimi do të zhbllokojë përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika