Kurti: Asgjë e re që s’ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara, s’është e përfshirë në marrëveshjen bazike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i vetmi nen ku ka një problem në marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara, e për të cilën, Kurti thotë se ka një konsensus ndërkombëtar që ato duhet zbatuar.

“Ajo është neni 10 e marrëveshjes, që përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar”.

Kështu është shprehur ai në seancën në Kuvend, ku po raportohet në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel.

“Asgjë e re që nuk ka qenë e pranuar katërcipërisht në marrëveshjet e kaluara, nuk do të pranohej nuk është negociuar dhe nuk është përfshirë në marrëveshjen bazike”, shtoi ai.

“Nëse më pyesni a duhet zbatuar ato që i gjithë komuniteti ndërkombëtar pret të zbatohen, përgjigja ime është po, por vetëm nëse zbatohen të gjitha në përputhje me përcaktimet kushtetuese e ligjore të Republikës, duke respektuar demokracinë e barazinë, të drejtat e njeriut e simetrinë. Nuk lejoj përjashtime, veçime apo fokusime në një”.

Sa i përket nenit , Kurti ka thënë se në të flitet për komunitetin serb, i cili përmendet mbi 10 herë në Kushtetutën e Kosovës.

“Nga pikëpamja ime, Asociacioni si marrëveshje e trashëguar nga viti 2013, 2015 është në nenin 10. Komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe, janë dy gjëra të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në planin e Ahtisaarit ,edhe një dyzinë herësh përmendet në Kushtetutë. Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetin serb duhet garantuar në përputhje më Konventat e Këshillit të Evropës. E vetmja Konventë e Këshillit të Evropës që rregullon aspektet e të drejtave të komuniteteve jo shumicë është konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave. Nuk ka konventë tjetër”.

“Kjo nënkupton që rezultati duhet të jetë një format i respektit për të drejtat individuale jo territoriale të pakicave që bazohet në individin me të drejta, edhe sipas përkatësisë e jo në institucionet a monopolin territorializues të tyre. Këtu nuk kam dhënë asgjë. Ajo që kam premtuar e kam pranuar është që komuniteti serb të trajtohet sipas nenit 22 të Kushtetutës”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika