Kurti: Bashkë me aleatët mund të avancojmë në rrugën për forcimin politik Kosovë-Shqipëri

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ka thënë se që nga ajo ditë, në etapa të ndryshme historike, shqiptarët janë rikthyer në Prizren, sipas tij, për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se që nga ajo ditë, në etapa të ndryshme historike, shqiptarët janë rikthyer në Prizren, sipas tij, për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët.

“Nga kjo ditë e deri më sot duke ecur nëpër etapa të ndryshme historike të tyre, në vazhdimësi shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje nga Prizreni, kah Lidhja për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë tutje se vetëm të bashkuar rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojnë në rrugën për forcimin politik të shteteve tona.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojnë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona (Kosovë – Shqipëri), bashkë me aleatët tanë strategjikë evropian e amerikanë”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Në këtë manifestim po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Këtë të shtunë mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika