Kurti bashkë me gruan e tij mysafirë të Macronit në Pallatin Elysee

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në Forumin e Paqes në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Albin Kurti me gruan e tij dhe Emmanuel Macron me gruan e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte Macron, janë ftuar në edicionin e gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të presidentit francez Macron dhe zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti

Kurti, në llogarinë e tij në Facebook, i ka shpërndarë disa foto të kësaj vizite në Francë.

Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

May be an image of 3 people

May be an image of 2 people and wedding

May be an image of 2 people and the Oval Office

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika