Kurti bëhet pjesë e fushatës “Stand up for Ukraine”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeminstri i Kosovës Albin Kurt i është bashkuar fushatës ndërkombëtare “Stand up for Ukraine”.

Përmes një videoadresimi, ai ka folur për bashkërendimin e Kosovës, krahpërkrah me vendet perëndimore në dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën.

Kurti ka thënë se, Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke i vendosur sanksione Rusisë ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet e tjera Perendimore.

“Derisa pushtimi i paarsyetueshëm rus ndaj Ukrainës dhe popullit të saj po vazhdon, pamjet që po shohim na rikujtojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të unitetit dhe solidaritetit evropian”, ka thënë Kurti.

I pari i qeverisë së kosovare gjtihashtu ditë më parë kishte thënë se, Kosova është zotuar dhe është e gatshme t’i strehojë rreth 5 mijë refugjatë ukrainas. Kosova gjithashtu ka nda mjete financiare për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika