Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi

Kurti ka përkujtuar dy nga luftëtarët e shumtë të Kosovës kundrejt luftës së vitit '99 , me Serbinë

Edhe pse po vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi, Kurti ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësinë për vëllezërit e vrarë në vitin 1999, nga forcat serbe.

“I kam bërë nderimet e mia Agronit, Mehmetit dhe Yll Bytyqit, tre heronjve të vrarë nga Serbia pas luftës. Sakrifica, patriotizmi, humanizmi – këto janë vlerat e ilustruara nga vëllezërit Bytyqi dhe UÇK-ja dhe që e përcaktojnë Kosovën si shtet. Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tre vëllezërit Bytyqi në prill të 1999-ës kishin udhëtuar nga Amerika për në Kosovë për t’iu bashkuar batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë të cilit luftuan deri në përfundim të luftës.

Vëllezërit Bytyqi u arrestuan më 23 qershor të vitit 1999. Pas arrestimit vëllezërit ishin akuzuar për kalim ilegal të kufirit, ku Gjykata për Kundërvajtje në Prokuplje të Serbisë i kishte dënuar me 15 ditë burgim.

Pas vuajtjes së dënimit prej 15 ditëve burgim, vëllezërve Bytyqi ishin zhdukur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika