Kurti bisedon me Blinken, diskutojnë për zgjedhjet e reja dhe konfiskimin e armatimit në Zveçan

Kryeministri Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, dhe disa prej temave që ata shtjelluan ishin zgjedhjet e reja dhe konfiskimi i armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit që ndodhi të premtën

Kryeministri Kurti dhe sekretari Blinken

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e falënderoi Sekretarin Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve për Republikën e Kosovës.

“U diskutua për dialogun me zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për deeskalim dhe normalizim, me ç ‘rast kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Blinken për takimin bilateral të së enjtes së javës së kaluar, që nuk u bë edhe trilateral për shkak të mosgatishmërisë së presidentit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Tutje njoftohet se kryeministri Kurti dhe sekretari Blinken kanë bashkëbiseduar për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, për zgjedhjet e reja, për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët, për tri nënkryetaret serbe në Leposaviq, Zveçan e veri të Mitrovicës, për konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

Kurti dhe Blinken biseduan dhe rreth nevojës për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq, por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte.

“Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika