Kurti bisedon me kryediplomatin norvegjez rreth marrëveshjes për EFTA dhe anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Takimi u fokusua në zhvillimet ekonomike dhe politike, ku kryeministri Kurti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për Kosovën, veçanërisht në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe përparimin drejt integrimit evropian.

“Sot do ta kemi nënshkrimin e marrëveshjes për EFTA e cila është një arritje e madhe. Ne kemi patur rritje të konsiderueshme në katër vitet e fundit, 6 për qind të BPV-së mesatarisht, duke mos shkuar asnjëherë poshtë 4 për qind. Ne duam të vazhdojmë të rritemi por eksportet janë shumë të rëndësishme, e eksporti i të mirave dhe shërbimeve është i përfshirë tashmë në EFTA”, u shpreh Kurti në fillim të takimit, thuhet në njoftimit te zyrës së Kryeministrit.

Gjatë bisedës, u diskutuan edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe rëndësia e bashkërendimit për t’i adresuar ato.

Kurti theksoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe përkushtimin e vendit për t’u linjëzuar me politikat e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, duke përfshirë dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Në vijim, kryeministri e falënderoi shtetin e Norvegjisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e rrugëtimin në procesin e integrimit evropian.

Palët biseduan edhe rreth sfidave të përbashkëta të sigurisë e adresimit të tyre dhe rëndësisë së bashkërendimit. Kryeministri Kurti theksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, krahas linjëzimit të Kosovës me BE-në dhe shtetet anëtare në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Norvegjisë dhe bashkëpunimin e fuqishëm të dyanshëm, kryeministri e falënderoi ministrin Eide për bashkëbisedimin dhe shkëmbimin në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror”

Në fund të takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e fuqishëm mes Kosovës dhe Norvegjisë, duke falënderuar ministrin Eide për shkëmbimin konstruktiv të ideve dhe përkrahjen e vazhdueshme”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika