Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasë një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy, të premten e 3 marsit.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore mes vendeve.
Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishte dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me senatorin amerikan @ChrisMurphyCT duke diskutuar marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës @vdeminstitute si vendi nr.1 i renditur në BB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar Kurti.
Had a productive call this afternoon with US Senator @ChrisMurphyCT discussing our friendly relations, the normalization agreement with Serbia and yesterday’s recognition of Kosova by @vdeminstitute as the nr.1 ranking country in the WB6 on the 2023 Electoral Democracy Index.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2023